Nokia 2710 Navigation Edition -  Mbi Menaxhimin dixhital të të drejtave

background image

Mbi Menaxhimin dixhital të të drejtave
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të të

tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund t'ju parandalojë të kopjoni, modifikoni

ose transferoni imazhe, muzikë dhe përmbajtje të tjera.

Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme teknologjish të menaxhimit dixhital të të drejtave (DRM) për të

mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme

programesh DRM, për të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura me DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në përmbajtjen e mbrojtur

me WMDRM 10, OMA DRM 1.0, OMA DRM 1.0 bllokim i parakohshëm dhe OMA DRM 2.0. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta

mbrojnë përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund të kërkojnë që të shfuqizohet një aftësi e tillë e programit DRM, për të hyrë

në një përmbajtje të re të mbrojtur me DRM. Shfuqizimi mund të parandalojë përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur me DRM që

është tashmë në pajisjen tuaj. Shfuqizimi i programeve të tilla DRM, nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me

lloje të tjera DRM-je ose në përdorimin e përmbajtjes që nuk mbrohet me DRM.

Përmbajtja e mbrojtur me menaxhimin dixhital të të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar me një licensë, e cila përcakton të drejtat

tuaja për përdorimin e përmbajtjes.

Metodat e tjera të transferimit mund të mos transferojnë licencat që duhet të rikthehen me përmbajtjen, në mënyrë që të mund

të vazhdoni përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me OMA DRM pas formatimit të kujtesës së pajisjes. Juve mund t'ju duhet

gjithashtu ta riktheni licencën, në rast se dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj.

Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me WMDRM, licenca së bashku me përmbajtjen do të humbasin nëse formatohet

kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni gjithashtu licencat dhe përmbajtjen nëse dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj. Humbja e

licencave ose e përmbajtjes mund ta kufizojë aftësinë tuaj për ripërdorimin e të njëjtës përmbajtje në pajisjen tuaj. Për më

tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.

Disa licenca mund të jenë të lidhura me një kartë të veçantë SIM dhe në përmbajtjen e mbrojtur mund të hyhet vetëm nëse

karta SIM është futur në pajisje.