Nokia 2710 Navigation Edition - Shërbimet e rrjetit

background image

Shërbimet e rrjetit
Për përdorimin e pajisjes duhet të keni shërbim nga një ofrues shërbimi celular. Disa funksione nuk disponohen në të gjitha

rrjetet; funksione të tjera mund të kërkojnë që të bëni marrëveshje të posaçme me ofruesin tuaj të shërbimit për përdorimin

e tyre. Shërbimet e rrjetit përfshijnë transmetimin e të dhënave. Pyesni ofruesin tuaj të shërbimit për hollësi rreth çmimeve të

rrjetit në vendlindjen tuaj ose kur bëni roaming në rrjete të tjera. Ofruesi juaj i shërbimit mund t’ju shpjegojë se çfarë tarifash

do të aplikojë. Disa rrjete mund të kenë kufizime, të cilat ndikojnë në mënyrën e përdorimit nga ju të disa funksioneve të kësaj

pajisjeje duke kërkuar mbështetje nga rrjeti siç është mbështetja për teknologjitë specifike si protokollet WAP 2.0 (HTTP dhe

SSL) që ekzekutohen në protokollet TCP/IP dhe karakteret e varura nga gjuha.

Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos aktivizojë disa

funksione të caktuara. Në këtë rast, këto funksione nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja juaj mund të ketë edhe

elemente të përshtatura të tilla si emrat e menyve, renditjen e menyve dhe ikonat.