
Rreth aplikimit Hartat
Zgjidhni
Meny
>
Hartat
.
26 Hartat

Me Hartat, ju mund të shfletoni hartat e qyteteve dhe vendeve të ndryshme, të kërkoni
për adresa dhe vende që ju interesojnë dhe të shihni pozicionin tuaj aktual, nëse është
i disponueshëm. Ju gjithashtu mund të planifikoni itinerare dhe merrni udhëzime
navigimi kthesë pas kthese.
Nëse në pajisjen tuaj ose në një kartë kujtese të futur në të ka harta të disponueshme,
ju mund t'i shfletoni ato pa u lidhur me internetin. Kur shfletoni për një zonë, e cila nuk
mbulohet nga hartat tashmë të shkarkuara në pajisjen tuaj, shkarkohet automatikisht
nga interneti një hartë për atë zonë. Mund t'ju kërkohet të zgjidhni një pikë hyrjeje, që
ta përdorni për lidhjen e internetit.
Shkarkimi i hartave mund të kërkojë transmetimin e sasive të mëdha të të dhënave,
nëpërmjet rrjetit të ofruesit tuaj të shërbimit. Për informacion rreth tarifave të
transmetimit të të dhënave, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Disa shërbime mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha vendet dhe mund të
jepen vetëm në gjuhë të zgjedhura.
Kur hapni Hartat, zgjidhni nga të mëposhtmet:
Pozicioni aktual — Shihni vendndodhjen tuaj aktuale.
Poz. e fundit — Shihni vendndodhjet që keni shfletuar.
Gjej adresën — Kërkoni një adresë të veçantë.
Më drejto për te — Shihni drejtimin për në një destinacion, të shfaqur në një vijë të
drejtë.
Poz. e ruajtura — Gjeni një vendndodhje që keni ruajtur në pajisjen tuaj.
Planifiko rrugën — Planifikoni një rrugë.
Cilësimet — Përcaktoni cilësimet e Hartat.
Pothuajse e gjithë hartografia dixhitale është deri në një farë mase jo e saktë dhe jo e
plotë. Mos u mbështesni asnjëherë vetëm në hartografinë që shkarkuat për përdorim
në këtë pajisje.